Rrëzohet kërkesa për ngritjen e Komisonit Hetimor për Investimet Strategjike, Alibeaj: Skemë korruptive, do ndjekim rrugët ligjore

20/06/2022 12:48

Kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike është rrezuar për të tretën herë në Konferencën e Kryetarëve këtë të hënë.

Pas Konferencës, Alibeaj tha për mediat se kjo është skemë korruptive dhe shkelje e Kushtetutës. Ai tha se do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për rrëzimin e këtij komisioni.

Skemë korruptive, u shkel Kushtetuta dhe ligji për komisionet hetimore. Kërkuam që të hetoheshin të gjitha pikat e miratuara nga Komisioni për Investimet Strategjike.

U shkel kushtetuta për rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor. Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për komisionin”, tha Alibeaj.

Edhe pse kërkesa është rrëzuar tre herë, PD kërkon ngritjen e këtij komisioni pasi sipas tyre ka dyshime për abuzime dhe klientelizëm për projektet strategjike.

Top Channel