Pas bojkotit një javor, avokatët në të gjithë vendin janë shfaqur të përçarë këtë të hënë.
Në Vlorë, Lushnjë, Lezhë, Gjirokastër e Korçë bojkoti do vazhdojë ndërsa kanë nisur punën avokatët e Elbasanit dhe Durrësit. Në Vlorë do bojkotohet dhe masat e sigurisë.
Në Lushnjë jo të gjithë janë dakord me bojkotin.
Dhoma Vendore Avokatisë Lezhë do të vijoje bojkotin e seancave gjyqësore deri me 24 qershor, ndërkohe dhe për masat e sigurisë do të ketë bojkotim në datat 21 dhe 22 qershor.
Avokatet kanë bërë thirrje qytetareve tu bashkohen nesër në një protestë për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore.
Dhoma e Avokatisë së Korçës dhe Gjirokastrës ka vendosur që avokatët të mos jenë pjesë e seancave gjyqësore edhe për këtë javë .
Avokatët në të gjitha rrethet e Jugut janë duke e kundërshtuar projektin e ri të vendosjes së gjykatave duke argumentuar se nuk janë marrë parasysh trendi demografik në rritje, prania e tregut turistik si dhe distancat gjeografike dhe kostot për banorët e skajeve të vendit.
Ndërsa Avokatët e Elbasanit dhe Durrësit kanë ndërprerë grevën në zbatim te vendimit të marrë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
Në pritje të vendimit të Komisionit të Ligjeve avokatët i janë rikthyer punës, por në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre greva mund te rikthehet.
Top Channel