Vullneti qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës po e kthejnë kufirin tokësor mes dy vendeve thjesht në virtual.

Këtë e dëshmoi edhe marrëveshja e firmosur këtë të hënë në Prishtinë ku parashikohet se prej 1 Qershorit deri 30 Shtator për çdo fundjavë dhe në ditë festash kombëtare, qytetarët shqiptarë dhe ata të Kosovës,  do ta kalojnë kufirin,  pa qenë nevoja e regjistrimit në pikat e policive  kufitare.

“Kryeministri është dakord me mua që në këtë sezon është e palejueshme dhe e pajustifikueshme që të kemi më probleme të natyrës që kemi pasur deri vjet apo vitet e tjera dhe radhë të pafundme për shkak të kontrolleve një për një të makinave që vijnë drejt Shqipërisë”, tha Edi Rama.

Xhelal Zvecla ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, shpjegoi zbatimin e kësaj marrëveshje.

Sipas shifrave zyrtare të INSTAT,  gjatë vitin 2021, hynë nga Kosova për në Shqipëri 2.6 milion persona.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA