“I dashur Albin, sa herë takohemi …”, Rama në mbledhjen e dy qeverive: Këtë sezon s’ka kontrolle në kufi. Në nëntor të mbledhim 2 Kuvendet

20/06/2022 11:33

Fjalën në mbledhjen e dy qeverive, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama zgjodhi ta nisë me batutë.

“I dashur Albin unë e hoqa këtë fjalimin e përgatitur për t’u përqëndruar në disa pika me rëndësi të vecantë dhe evidentojnë rezultate konkrete. Shprehjen e kënaqësisë për këtë moment dua ta bëj duke falenderuar përzemërsisht Albinin dhe duke ju thënë publikisht për mirë apo keq se është kënaqësi e vecantë edhe pse pak kush e beson kur e them. Kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë e qeshim jo pak.” u shpreh Rama, ndërsa u ndal të komentoje në shifra rritjen e investimeve të Kosoves në Shqipëri.

“Kur kemi nisur punën më nga afër, kemi patur një volum të shkëmbimeve tregtare 160 mln euro, sot ky volum për vitin 2021 është 433 mln euro. Kemi hyrë në zonën ky shifrat marrin seriozitet.

E dyta që dua të sjell në vëmendje është që sot në Shqipëri rezultojnë të regjistruar mbi 1 mijë subjekte nga Kosova. Investimet e Kosovës në Shqipëri, në 2017, 9 mln 130 mln euro në 2021.

E fundit që dua të sjell në vëmendje është fluksi i investimeve në vlerën më të lartë historike ka qenë 16 mln I 2018. Ndërkohë që jemi në 41 në vitin 2021.

Unë besoj se kemi munëdsi ta intensifikojmë e shtojmë volumin e investimeve. Dua t’I kujtoj ministrave të brendshëm këtu se kemi një protokoll të nënshkruar në Morinë. Në këtë sezon është e palejueshme të kemi më problem të natyrës që kemi patur deri vjet apo vitet e tjera dhe radhë pa fund për shkak të kontrolleve të makina që vijnë drejt Shqipërisë.

Sot kemi ardhur me përfaqësues të kompanisë globale për të prezantuar studimin e portit të Durrësit, që shtrihet nga Durrësi në Prishtinë, c’ka përbën një project me rëndësi strategjike. Besojmë që duke e shtyrë këtë projekt të madh të portit të ri me portin e thatë të Prishtinës, me hekurudhën e portin ushtarak bazë të NATO-s, jemi në një situatë tërësisht tjetër për 19 vjecarët e ardhshëm.” vijoi Rama.

“Zbatimi i angazhimit që morëm në takimin e shtatorit në Prishtinë me dy akademitë për enciklopedinë shqiptare, projekti albanologjik që merr udhë si vullnet i përbashkët i dy qeverive.

Është vendi i duhur për ta thënë se ka përfunduar faza e parë e punës për abetaren e unifikuar, vijon puna për zbatimin, kemi folur edhe me përfaqësuesit e popullsisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, dhe me kryeministrin e Malit të Zi do flasim edhe në Serbi që kjo abetare të shkojë te të gjithë shqiptarët.” tha Rama.

Në kuadër të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Rama propozoi mbajtjen e dy Kuvendeve në nëntor.

“Ju propozoj që duke qenë se jemi në 110 e vjetorit e pavarësisë së Shqipërisë të kishim në nëntor të parin Kuvend të përbashkët me të dy parlamentet.

Nëse të dy kryesitë e kuvendeve bien dakort që të kemi këtë kuvend të përbashkët, japim edhe mesazhin që këto nuk janë slogane bosh. Kuvendi  i përbashkuar i nëntorit, është projekt që na vlen. Puna e nisur mes dy kuvendeve dhe kryetarëve ka kaluar në nivel tjetër, sa i përket ndërveprimit dhe ndarjes se informacioneve.”- vijoi më tej Rama.

Top Channel