Një britanik i moshuar është arrestuar në ishullin grek të Santorini pasi u pa të fotografonte fëmijë të vegjël që luanin në plazh, sipas raportimeve vendase.
Prindërit e fëmijëve raportohet se kishin pikasur të moshuarin që fotografonte fëmijët në rrobabanje në plazhin e Kamari dhe të shqetësuar nga sjellja burrit të dyshimtë, njoftuan policinë.
Në Greqi është e jashtëligjshme të fotografosh fëmijët pa lejen e prindërve.
Burri i ishte larguar nga vendi por u gjet gjithsesi nga oficerët të cilët e arrestuan për sjelljen perverse. Britaniku u arrestua pas pretendimeve të prindërve.
E përditshmja greke Protothema shkruante: “Incidenti i të martës që shkoi u raportua nga plazhistët në plazhin Kamari, të cilët denoncuan të moshuarin britanik që fotografonte të miturit që luanin me njëri-tjetrin.”
Burri u dërgua në stacionin e policisë së Thira ku u identifikua nga një prej nënave të fëmijëve.
Çështja e tij iu referua gjykatës së shkallës së parë në Naxos.
Top Channel