Fotot/ Ndodh edhe me minimaturën! Teza e Gjuhës Shqipe del sapo nxënësit të futen në provim
20/06/2022 10:46
Sapo nxënësit e klasave të nënta i janë nënshtruar provimit kombëtar të minimaturës, në rrjetet sociale janë publikuar tezat me pyetjet.
Tezat janë publikuar nga një faqe në rrjetet sociale, të cilat duket se janë dërguar nga vetë nxënësit. Mesa duket, ata kanë mundur t’i shpëtojnë kontrollit dhe të marrin celularin me vete në provim, edhe pse është e palejueshme.
E njëjta “histori” ndodhi edhe me provimet e maturës shtetërore, ku tezat janë publikuar në rrjetet sociale, para se të përfundote orari zyrtar i provimit.
Top Channel