Ndonëse pytjen e gazetarit e konsideroi si të ardhur nga kafet e Prishtinës, përgjigjja i mori kohë të majftueshme, kryeministrit Rama, i cili u pyet për ‘qëndrimet e tij pro Serbe’.

“Pyetjet ishin Prishtina coffe news. Mbase ju keni të drejtë se krijon audiencë. Së pari, po marr pyetjen me Hagën, jemi duke përgatitur një rezolutë për Kuvendin e Shqipërisë. Do të shkoj në Strasburg, në rastin më të parë në shtator, për t’iu drejtuar Këshillit të Evropës, për një fakt që është pabazueshmëria totale e raportit të Dick Martit si edhe influenca ruse mbi këtë përrallë. Duke patur parasysh që akuza e trafikut të organeve është e përsëritur, dhe në KS Rusia ka goditur me një fjalim të ambasadorit të saj, dhe në aktakuzës e Thaçt Veselit, Krasniqit dhe Selimit nuk ka asnjë fakt të lidhur me Dick Martin që ishte shkaku pse u mor rruga për të shkuar në Gjykatën Speciale. Për këtë dikush duhet të hapë veshë. Sponsorat e atij tribunal duhet të dëgjojnë. S’ka asnjë gjë në atë aktakuzë. Zero.

Proserbizmi im, unë jam më shumë se kaq, jam vëllau i Vuqiqit, përtej kësaj dua të them këtë që këndvështrimi im është se nuk na duhet një Serbi e radikalizuar, dhe na duhet të bëjmë cmos të rrisim të gjitha ato mundësi që e integrojnë këtë pjesë të europës në një nivel tjetër ndërveprimi ekonomik dhe shoqëror.

Nuk hyj në cështjen e  administrimit të dialogut mes Kosovës e Serbisë, ashtu sikundër nuk besoj se qasja joë e ndryshme ndaj Serbisë, dëmton qasjen përfundimtare.  Thënë këto, përsëris se me Albinin kemi një marrëdhënie të kahershme, miqësore dhe do jetë e tillë gjithmonë. Jemi të qetë. Mbase do habiteni dhe thoni ky qenka vëllai i Vuqiqit qenka vëllai i Albinit, por më lini të jem vllau i dyve se mund t’ju duhem në të ardhmen” u përgjigj Rama.

Top Channel