FOTO/ Seanca e fundit stërvitore përpara ndeshjes me Çekinë, skuadrës dhe Sylvinhos i vjen për “vizitë”…
15/11 18:42
Gafa në ndeshjen ndaj Bolognës vulosi jo vetëm fatin e titullit kampion në Itali, por edhe të ardhmen e portierit rumun Ionut Radu. Ky i fundit nuk do të qëndrojë më te Interi dhe këtë e ka pranuar vetë menaxheri i tij, Oscar Damiani.
Së fundi ka bërë hapa përpara skuadra e sapo-ngjitur në Serinë A, Cremonese, që kërkon të nisë ndërtimin e ekipit pikërisht nga gardiani rumun dhe është ofruar ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje për 8 milionë euro.
Te Interi janë gati të pranojnë, por po përpiqen të përfshijnë edhe një klauzolë që e drejta e blerjes të shndërrohet në detyrim, nëse Radu do të luajë një numër të caktuar ndeshjes, ose nëse Cremonese do t’ia dalë të mbijetojë në Serinë A./ Super Sport
Top Channel