Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kalochori të Selanikut, ku është gjetur një kufomë pa kokë dhe këmbë.

Sipas Thestival, një peshkatar ka gjetur mëngjesin e sotëm, një trup në zonën detare të Kalochorit, në drejtim të Halastrës.

Forcat e Rojës Bregdetare ndodhen në vendngjarje dhe po mbledhin informacione. Trupi i pajetë, që është i dekompozuar është dërguar në mjekësinë ligjore të Selanikut, ndërkohë që pritet identifikimi i tij.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA