10/01 23:24
Tirana ka fituar edhe miqësoren e parë në tokën turke, aty ku po zhvillon përgatitjet në lidhje me dy duelet ndaj Dudelange në raundin e parë të Champions League.
Kampionët e Shqipërisë u përballën me Shkupin, skuadrën shqiptare që fitoi titullin kampion në Maqedoninë e Veriut, ekip të cilin e mposhtën 2-0.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në fraksionin e dytë të sfidës djemtë e Orges Shehit realizuan dy golat e fitores me Vesel Limajn dhe Taulant Seferin.
Bardheblutë humbën 2-1 me Dinamo-Auto Tiraspol (Moldavi), ndërkohë që dy miqësoret e radhës do të luhen nda rumunëve të Hermannstadt (22 qershor) dhe përballë turqve të Fenerbahces (25 qershor).
Top Channel