Neymar dhe kombëtarja e Brazilit mund të ndajnë rrugët së bashku mbas “Katar 2022”.
Shansi i fundit për 30-vjeçarin pritet të jetë turneu i Kupës së Botës në Katar, ku ai do të luajë shanset për të fituar një trofe të rëndësishëm me kombëtaren braziliane.
Gjenerata e artë braziliane nuk do ta ketë aspak të pamundur ta zëvendësojë lojtarin e PSG-së, pasi talentët si Rodrigo, Vinicius Jr, Richarlison janë të gatshëm për t’i marrë vendin në ekip.
Në një intervistë të Rodrygos për ESPN, ai deklaroi se lojtari i PSG-së tashmë i ka premtuar fanellën kur të përfundojë së luajturi për ekipin e tij kombëtar. Neymar tha: “Unë tashmë po largohem nga kombëtarja dhe numri 10 është yti. As nuk dija çfarë t’i thosha. U turpërova, qesha dhe i thashë atij se ai duhet të luajë edhe pak. Pastaj ai qeshi”.
21-vjeçari i Realit të Madridit ka bërë vetëm pesë paraqitje për kombëtaren dhe është një ndër lojtarët më të talentuar dhe me perspektivë për të ardhmen./ Super Sport
Top Channel