Futbollisti spanjoll, Dani Olmo, i cili kalon pushimet në Valencia, është bërë viktimë e një grabitjeje në mes të rrugës. Grabitësit e kanë pritur lojtarin e Leipzigut dhe skuadrës spanjolle në dalje të një qendre estetike dhe e kanë sulmuar në rrugë, duke i marrë me dhunë një orë luksoze me vlerë 30 mijë euro.
Vëllai i Dani Olmos, i cili ishte me të në momentin e sulmit, është përpjekur ta parandalonte grabitjen, por u plagos në momentin kur tentoi të parandalonte arratisjen e hajdutëve me një automjet. Për shkak të plagëve të marrë, është detyruar të kërkojë trajtim mjekësor.
Grabitja me dhunë e lojtarit është raportuar dhe ka ndodhur të premten, pasdite vonë, në mes të rrugës, kur mesfushori spanjoll po largohej me të vëllanë nga qendra estetike.
Top Channel