Mediat Italiane kanë zbuluar detaje të reja të trafikut të drogës ku u arrestua ish kryetari bashkisë së vorës agim kajamaku.

Titulli i artikullit të gazetës “Il resto del Carlino” është ky: Durrës Monterubbiano, kokaina ekspres, mund të duket edhe si një titull filmi, por jo, është gjithçka e vërtetë.” Thuhet në median italiane. Interpoli karabinierët dhe policia shqiptare po hetojnë një rrjet të fuqishëm të drogës ku dyshohet se janë përfshirë dhe disa politikanë shqiptarë. Një prej tyre është arrestuar në Itali bashkë më nipin e tij në Grottammare, ai është ish kryetar i bashkisë së Vorës agim Kajamku, i zgjedhur nga kryeministri Edi Rama.

Të arrestuarit janë Edmond Kajmaku, 34 vjeç, rezident në Monterubbiano, dhe xhaxhai i tij Agim Kajmaku ish kryetar i bashkisë Vorë eksponent i partisë socialsite.

Këta dy persona janë të akuzuar për trafik droge, aktualisht, sepse situate e tyre e rëndë, mund të përkeqësohet dhe më shumë, nëse hipotezat që po diskutojnë investigatorët do të vërtetohen, thuhet në artikullin e medias italiane.

Për momentin e faktuar është që këta dy person janë kapur me 20 kg kokainë që do të prodhonte në treg mbi 1 milionë euro dhe që Monterubbiano dyshohet se ishte distributori i trafikut të drogës që më pas shpërndahej në zona të tjera të Italisë dhe vendet e ulëta, si Holandë, Beligjikë dhe Luksenburg.

Një plan pothuajse perfekt, që menaxhonte trafikun e drogës nga një zonë periferike e rajonit të markeve në itali, afër portit të ankonës.

Gjithçka bëhej nën koordinimin perfekt të nipit të Agim kajmakut, i cili qëndronte në itali, por dicka duket se shkoi keq, pas zbulimit të karabinierëve që gjetën drogën në biznesin e luleve. Një pjesë të aksioneve të këtij biznesi thuhet në artikullin e medias italian e kishte blerë agim kajmaku, por që sot i gjithë biznesi është në pronësi të gruas së Kajmakut. Tashmë të gjithë këta persona po hetohet për trafik ndërkombëtar droge. një detaj I ri që nuk është përmendur deri sot në media por që zbulonte nga gazeta “Il resto del Carliono” është se grupi hetimor Italian dhe shqiptar ka kryer gjatë këtyre ditëve një kontroll të imtësishëm në portin e Durrësit, në një nga kamionët e biznesit të luleve në pronësi ta gruas së kajmakut ku zbuloi xhepa të fshur në mjet, por ku nuk u gjet drogë.

sipas hetuesve shqiptarë dhe italiane kjo ishte skema se si trasportoheshin qindra kilogram drogë nga Italia në Shqipëri dhe në të kundërt.

Polica shqiptare thuhet në artikullin e gazetës “Il resto del Carlino” ka zbuluar dhe një llogari bankare më emër të gruas së kajmakut që kishte 2 milionë dollarë, ndërkohë autoriutet po kontrollojnë burimin e këtyre parave që është ende i paqartë.

hetuesit kanë zbuluar dhe që agim kajmaku kishte udhëtuar nga tiranë në ankona 5 ditë para se të kryhej maxi sekuestro i drogës në Itali. Më pas kishte shkuar në Monterubbiano dhe bashkë me nipin e tij ishin spostuar më një makinë me qira.

34 vjeçari Edmond Kajmaku para se të arrestohej shkonte shpesh në Monterubbiano, ndërsa më parë ai kishte qenë drejtor ujësjellësi në Shqipëri.

Pra në dukje thotë artikulli, të dy këta persona agim kajmaku dhe nipi i tij nuk ngjallnin aspak dyshime për autoritet. Një politikan dhe një ish drejtues i   administratës shqipatre. Por në fakt të dy ata ishin trafikonte të sasive të mëdha droge, me gjasa të mbështetur edhe nga krimi i organizuar në Shqipëri, mbyll artikullin media Italian “Il resto del Karlino”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA