​Osmani: Autorët e krimeve serbe duhet të dalin para drejtësisë

19/06/2022 21:52

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ajo me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës, ka thënë se përpjekjet për t’i sjellë kryesit e krimeve para drejtësisë nuk do të ndalen asnjëherë.

“Qëndrojmë së bashku, sot e përgjithmonë, me mijëra gra dhe burra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, të cilët kanë kaluar nëpër tmerrin e krimeve të regjimit gjenocidal të Millosheviqit.

Ato vazhdojnë guximshëm ta prezantojnë të vërtetën dhe kanë kthyer dhimbjen në fuqi, duke u shndërruar kështu në heroinat tona.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës, rikujtojmë se përpjekjet tona për t’i sjellë kryesit e këtij krimi të llahtarshëm para drejtësisë nuk do të ndalen asnjëherë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA