Gruaja 90-vjeçare lufton ariun me këlyshë që i erdhi në verandë teksa flinte (fotot)

18/06/2022 18:33

Altha Williams ishte duke u relaksuar në verandën e shtëpisë së saj në Sevierville, Tennessee, SHBA, kur nëna ari iu afrua shtëpisë bashkë me këlyshët dhe e sulmoi.

Williams tha se kur u përmend, arusha dhe këlyshet e saj kishin fytyrën e tyre thuajse para fytyrës së saj, por ajo kishte kapur karriken e kopshtit dhe i kishte ndaluar të afroheshin më shumë.

“Unë isha ulur atyre prej disa minutash. Ata duhet të kenë dëgjuar dhe nëna ari u afrua dhe tentoi të më godiste me putër”, tha Williams për rrjetin vendas WVLT.

E moshuara kishte arritur të shpëtonte vetëm me një plagë të vogël në parakrah por thotë se ka shpëtuar vetëm prej fatit të mirë.

“I lutem Zotit prej atëherë pasi mund të mos isha këtu tani”, tha Williams.

Ajo shton se nuk është hera e parë që has arinj pranë shtëpisë së saj pranë parkut të maleve Smoky.

“Edhe vitin e kaluar ishte një ari nënë me tre këlyshë. Mund të ketë qenë i njëjti, por nuk më kishte shqetësuar më parë”.

Ajo tregon se më parë arinjtë largoheshin prej saj dhe kjo që ndodhi kësaj here ishte shumë e pazakontë.

Zyrtari i botës së egër në Tennessee Matt Cameron lavdëronte reagimin e Williams.

“Mënyra sesi reagoi është ajo qe i sugjerojmë njerëzve të bëjnë, të ngrihen në këmbë për t’u dukur të mëdhenj, të bërtasin e të bëjnë zhurmë per t’i trembur”, tha ai.

Por ariu duket se nuk ishte kënaqur me sulmin ndaj Williams, dhe përfundoi i vrarë pasi kishte nisur një sulm edhe kundër fqinjit të gruas.

“Pas sulmit të parë të nënës ari, ajo sulmoi një tjetër fqinj i cili e qëlloi. Pas kësaj ne nuk kishim zgjedhje tjetër por t’i jepnim fund”, tha zyrtari.

FOTO GALERI
2/3
E moshuara kishte arritur të shpëtonte vetëm me një plagë të vogël në parakrah por thotë se ka shpëtuar vetëm prej fatit

Top Channel