Zgjedhjet në pesë bashkitë/ Pjesëmarrja e ulët, shkak koha e keqe dhe terreni i vështirë i qendrave të votimit Rreth 20 efektivë zjarrfikës morën pjesë në një operacion stërvitor kompleks për të testuar përgatitjen për ndërhyrjet në rast zjarri në banesa dhe sidomos në zona me vështirësi për hyrjen e mjeteve siç është zona historike e Gjirokastrës.
Zjarret aksidentale në zonën e pazarit dhe lagjet e sipërme kanë rezultuar të rrezikshme dhe me mundësi të lartë shtrirjeje në banesa të tjera.
Shkak për vështirësitë e ndërhyrjes janë bërë kanalizimet e ujësjellësit që kanë mbajtur jashtë funksionit prej më shumë se një viti tashmë shumë rrugë të brendshme si dhe prania e kabllove ajrore të energjisë apo shërbimit të internetit.
Situata e mjeteve në dispozicion dhe logjistikës mbështetëse është më e mirë këtë vit ndërsa mbështetja me mjete dhe efektivë prej bashkive fqinje dhe anasjelltas është detyrim ligjor.
Situata dramatike e zjarreve vitin e kaluar në Gjirokastër në njësitë administrative përreth ka lënë pas hapësira të gjera të shkrumbuara ku u kërcënuan seriozisht disa fshatra në Lunxhëri e Antigone si dhe u shënuan 2 viktima.
Bashkia njoftoi vitin e kaluar se nuk do të rinovojë kontratat me barinjtë në territoret ku do të ketë zjarre masë që është ende në fuqi këtë vit.
Në shumicën e rasteve zjarrvëniet kanë qenë të qëllimshme dhe vetëm gjatë 5-vjeçarit të fundit qarku i Gjirokastrës ka pësuar dëme në disa mijëra hektarë territor të kultivuar përveç dëmeve në prona dhe jetëve të humbura.
Top Channel