Pas më shumë se dy orë e gjysmë diskutimi mes kategorive të dala nga lufta dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk doli asnjë marrëveshje.

Veteranët do të vazhdojnë me protesta për të kundërshtuar projektligjin që mundëson rritjen e pagës minimale pa përfshirë pensionet e tyre.

Përkundër kësaj ata thonë që kryeministri do t’i paraqesë zyrtarisht disa propozime për këto kategori.

Veteranët do të shqyrtojnë këto propozime, por nëse nuk pajtohen, pas miratimit të projektligjin për pagën minimale do kërkojnë interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërkaq, nga Qeveria e Kosovës pas takimit u shprehën se janë të përkushtuar për përmirësimin e mirëqenies së veteranëve të UÇK-së.

Në takim me shoqatat e dala nga lufta morën pjesë edhe ministri i financave Hekuran Murati dhe kryetarin e Komisionit për Buxhet.

 

Top Channel