Ushtria izraelite lë tre palestinezë të vrarë, 10 të plagosur në sulmin në Xhenin (fotot)

17/06/2022 19:47

Njerëzit mblidheshin sot në vendin ku ushtria izraelite vrau në një sulm 3 palestinezë dhe plagosi 10 të tjerë në Xhenin të Bregut Perëndimor.

Tre të rinjtë palestinezët u ekzekutuan kur ushtria hapi zjarr ndaj automjetit me të cilin ata po udhëtonin, njoftonte agjencia palestineze Vafa.

Pas sulmit të rëndë rrjeti tha se “përplasje të ashpra vijuan në zonë” gjatë cilave ushtria hapi zjarr ndaj palestinezëve duke plagosur 10 prej tyre.

Fotografi i rrjetit AFP tha se automjeti i viktimave ishte mbushur me vrima plumbash ndërsa trupat e tyre u dërguan në morgun e Xhenin.

Të vrarët u identifikuan si 23 vjeçari Yusef Salah, 24 vjeçari Baraa Lahluh, e 24 vjeçari Laith Abu Srur, të gjithë nga Xhenin.
Ushtria izraelite tha se ushtarët ishin sulmuar me armë dhe ndoqën automjetin e dyshuar ku vranë “terroristët”.

Që nga fillimi i këtij viti, mbi 71 palestinezë janë vrarë nga zjarri i ushtrisë izraelite në bastisjet ushtarake dhe përleshjet në Bregun Perëndimor.

Tensionet janë përkeqësuar prej muajit të shkuar pas sulmeve të Izraelit në territoret e pushtuara, dhe inkursionet e kolonëve në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jeruzalem.

FOTO GALERI
1/5
Njerëzit mblidheshin sot në vendin ku ushtria izraelite vrau në një sulm 3 palestinezë dhe plagosi 10 të tjerë në Xhenin të Bregut Perëndimor.

Top Channel