Gjykata e Tiranës ka lënë nën masën e sigurisë arrest me burg Lulzim Spahinë, i arrestuar mbrëmjen e së martës.
Ndërkohë ky shtetas rezulton se ishte në kërkim edhe për vrasje të kryer rreth një vit më Parë në Korçë. 27-vjeçari tashmë do trasportohet për në gjykatën Durrësit, ku në datën 12 do zhvillohet seanca për caktimin e një mase tjetër sigurie ndaj tij, mbasi në këtë qytet edhe atje dyshohet për drogë.
Ndërkohë nesër Spahia do dalë përpara gjykatës së Korçës, ku do njihet me masën e sigurisë arrest me burg, dhënë ndaj tij në mungesë dhe akuzat e ngritura ndaj tij për vrasjen e Fridman Xhaferrajt, në qershor të vitit të shkuar.
Trupi i tij u gjet i hedhur në rezervuar disa ditë më pas. Përveç Spahisë për këtë ngjarje është arrestuar edhe ku autorët e dyshuar Kristi Bixheku. Të dy këta shtetas pasi ekzekutuan të riun e hodhën në një rezervuar në Ersekë për të fshehur gjurmët.
Top Channel