“Të gjitha partitë duhet të ishin në këtë komision”, Bylykbashi: Në cdo rast kjo reformë zgjedhore nuk duhet të jetë pazar

17/06/2022 11:41

“Kurrë mos thuaj kurrë”, duket se është shprehja që i përshtatet më së miri politikës. Në komisionin e Posaçëm të Komisionit të reformës zgjedhore, mbledhur sot për herë të parë, pas votimit në Kuvend, ishte i pranishëm edhe deputeti demokrat Oerd Bylkbashi i rreshtuar në kampin e Berishës dhe i shpallur së fundmi nënkryetar i PD në zgjedhjet e organizuara nga Berisha, c’ka flet mesa duket për një ndryshim qëndrimi të Rithemelimit.

Kujtojmë se një javë më parë Berisha deklaroi: “Ne nuk marrim pjesë në farsa të organizuara nga Rama dhe të keqshfrytëzuarit e tij. Ne nuk marrim pjesë.”

Në fjalën e tij në mbledhjen e këtij komisioni Bylykbashi tha se në këtë komision duhet të ishin të përfaqësuar të gjitha partitë politike, jo vetëm në rang grupesh parlamentare. Në cdo rast vijoi Bylykbashi kjo reform nuk duhet të jetë pazari, pasi theksoi ai rregullat e lojës nuk ndërrohen në mënyrë të njëanshme.

Ne ende nuk stabilizojmë dot zgjedhjet. Si tani 20 vite më parë është mbledhur komisioni i parë mes maxhorancës dhe opozitës. Në vitin 2000 Kodi Zgjedhor i parë është bërë në mënyrë të njëanshme. Maxhoranca asokohe nuk mori parasysh interesat e opozitës, më pas vendosi e vetme si deshi rregullat për zgjedhjet. Ndoshta është në të paktët komisione që merret me pjesën reale të opozitës. Në 2002 u vendos të bëhej me consensus ndryshimi i kodit e vijoi për 10 vite. Pas 10 vjetësh ne nuk kemi arritur më ta bëjmë këtë. Edhë përpjekja e këshillit politik, nuk e arritit dot.

Ja ku e kemi dokumentin para nesh, ndryshimet e 5 tetorit që vranë marrëveshjen, nëse ky është modeli që do funksionojë ky komision

Pra ajo që arrihet në dakordësi ajo qëndron, përndryshe ne tallemi me votuesit. Është ndër komisionet e rralla kaq i madh, 18 anëtarë. Ky komision ka nevojë të jetë efikas, por me të gjithë përfaqësuesit e partive, të mëdha e të vogla. Ekspertët duhet të përfaqësojnë ekspertizën reale. Për fat të keq, në gjykimin tim, shoh se është fotokopje nga një komision në tjetrin. Vetoja derivon nga ai i 2002,por ishte reale. Duket sikur mekanizmi i këtij komision nuk është real.

Keni vënë si objekt të punës rekomandimet e OSBE ODIHR. Duhet tat hemi sot e nënvizojmë, se i gjithë komuniteti, duhet të kthejë vëmendjen te rekomandimet. Janë rekomandime që vënë në dukje se po shkelen parime themelore, si sekreti i votës e liria e votës, që do të thotë se zgjedhjet nuk janë demokratike. Kjo reformë në cdo rast nuk mund të jetë një Pazar, për fat të keq, nuk duhet të jetë si fundi 2020, ku një pazar jo thjesht ndryshoi Kodin, por shkatërroi një sistem zgjedhor. Rregullat e lojës nuk ndërrohen në mënyrë të njëanshme. Ne sot duhet të punojmë për të vënë rregulla loje për zgjedhësit. Është më mirë të mos nisë se të na cojë pas 20 vite shkuar.” u shpreh Bylykbashi.

Top Channel