Sëmundje e re në horizont? Koreja e Veriut raporton qindra raste të epidemisë së paidentifikueshme

17/06/2022 09:10

Koreja e Veriut tha më 17 qershor se qindra familje janë sëmurë me një sëmundje të paidentifikuar intestinal, duke rritur presionin mbi sistemin e rrënuar shëndetësor, teksa vendeve veçse po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Phenjiani njoftoi për rastet e para me koronavirus muajin e kaluar dhe aktivizoi “sistemin emergjent të parandalimit të epidemisë”, teksa lideri Kim Jong Un u vendos në qendër të përpjekjeve të Qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit.

Megjithatë, sëmundja COVID-19 u përhap me shpejtësi në popullsinë prej 25 milionë banorësh e cila është e pavaksinuar dhe shteti ka raportuar mbi 4.5 milionë raste me “temperaturë” dhe 73 vdekje, ka raportuar media shtetërore.

Por, gjatë kësaj jave, media shtetërore KCNA raportoi për një “epidemi akute enterike”, në provincën Huange, teksa Kim u bëri thirrje zyrtarëve “që ta vënë nën kontroll epideminë sa më shpejt që të munden”.

Termi enterik i referohet traktit gastrointestinal.

Kim Yo Jong, motra e liderit verikorean, ishte pjesë e një grupi zyrtarësh të lartë që personalisht dhuruan ilaçe për qytetarët e prekur nga kjo sëmundje.

Ilaçet iu shpërndan mbi “800 familjeve që janë prekur nga epidemia akute”, tha të premten media shtetërore KCNA.

Sipas të dhënave, të paktën 1,600 persona janë infektuar me sëmundjen enterike.

Raportimet për shfaqjen e sëmundjes së re nxitën spekulime se mund të bëhet fjalë për kolerën ose tifon.

Nëse konfirmohet se bëhet fjalë prej një nga këto dy sëmundje, atëherë do të përkeqësohej situata me furnizimet me ushqim në këtë shtet, pasi rajoni ku ka shpërthyer sëmundja është një prej rajoneve kryesore bujqësore të Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut vlerësohet se ka një prej sistemeve më të këqija të kujdesit shëndetësor në botë./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA