Rindërtimi pas tërmetit/ Hedhja e shortit për apartamentet në Durrës, pakënaqësi nga banorët

17/06/2022 12:46

Hedhja në short për shpërndarjen e apartamenteve të një prej dy pallateve të rindërtuara në qytetin e Durrësit, pas dëmtimit nga tërmeti, është shoqëruar me pakënaqësi nga një pjesë e banorëve.

Ndërsa godina pranë drejtorisë së policisë Durrës është në përfundim e sipër, shorti publik për shpërndarjen e apartamenteve për familjet që do të sistemohen në të u hodh në sallën e Këshillit Bashkiak.

Bashkia iu drejtua hedhjes së shortit, si e vetmja mundësi pasi banorët e pallatit nuk arritën darkordësinë mes tyre për të marrë apartamentet në katet e mëparshme, ndërkohë që dhe struktura e pallatit dikur 5-katësh ka ndryshuar.

Pas rindërtimit objekti është bërë 8 katësh, duke ofruar dhe sipërfaqe më të mëdha. Gjatë tërheqjes së goglave për ndarjen e apartamenteve 1+1, 2+1 dhe 3+1, disa nga banorët shprehën pakënaqësitë e tyre për ndarjen e apartamenteve në këtë mënyrë. Pakënaqësitë lidhen me katet e banimit.

Në bazë të rregullores së shortit, të parët që tërhoqën goglat ishin familjet me invalidë dhe pensionistë. Ka dhe nga ata që po mendojnë ta ankimojnë këtë short në rrugë gjyqësore.

Pallati nr.1062 ishte ndër pallatet e para të shembura në qytetin e Durrësit, pasi akt-ekspertiza e dytë e nxori të pabanueshëm.

Ky pallat, së bashku me të ashtuquajturin pallati i VIP-ave në bulevardin “Dyrrah”, janë të parët që u shembën dhe rindërtimi i tyre pothuajse ka përfunduar dhe së shpejti në to do të sistemohen familjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA