Parandalohet krimi në familje/ Arrestohet 40-vjeçari i dënuar më parë për vrasje, ushtronte dhunë ndaj bashkëjetueses
17/06/2022 13:11
Një 40-vjeçar me inicialet D. H. është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas njoftimit të marrë nga një shtetase, se bashkëjetuesi i saj e dhunonte, menjëherë kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi” kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
D. H., 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”.
Ky shtetas dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses dhe e ka kërcënuar se do ta vriste.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Top Channel