Nga të gjitha pasaportat në botë, ajo e Kosoves hap më pak dyer se shumica e madje nuk hap as ato ne pjesë të tjera të Europës.
Kosovarëve ende u nevojiten viza për të hyrë në Bashkimin Europian, pavarësisht se krahu ekzekutiv i bllokut ka dalë në përfundimin se vendi i plotëson të gjitha kriteret për udhëtimin e lirë të qytetarëve të tij. Për gazetaren kosovare 27-vjeçare Aulona Kadriu, askush nuk duhet të lutet për një vizë. Kjo thotë ajo, është çmenduri.
“Unë nuk besoj në këtë, nuk besoj se ne jemi europianë. Unë them se nocioni i asaj çfarë është europiane duhet rimenduar. Nuk e kuptoj përse duhet mbyllur e izoluar një popull i tërë.”- tha Aulona Kadriu.
“E lashë takimin për vizën në mars, më kushtoi rreth 180 euro dhe m`u deshën afërsisht dy javë për të mbledhur të gjitha dokumentet e nevojshme. Është një ferr i vërtetë dhe e gjithë kjo, vetëm se nuk ka liberalizim të vizave.”- tha Besnik Thaci.
Nga 199 vendet e renditura sipas numrit të destinacioneve që mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë në bazë të indeksit Henley, vetëm 10 prej tyre ofrojnë më pak mundësi se Kosova, të cilës i duhet ta ndajë radhët e listës me vende si Afganistani, Siria, Jemeni dhe Koreja e Veriut.
Kadriu hoqi dorë nga përpjekjet për të udhëtuar brenda Europës për punë ose për t’u çlodhur, sepse asaj i dukej shumë zhgënjyese mundimet nëpër të cilat duhet të kalojnë kosovarët. 1.8 milionë qytetarët e vendit pa dalje në det janë të vetmit në Ballkan që kanë nevojë për vizë për ta bërë këtë, dhe kjo leje magjike po dëshmohet mjaft e vështirë për ta.
Gazetarja e konsideron poshtëruese një situatë të tillë. Qeveria e Kosovës thotë se ka plotësuar çdo kriter nga gjithsejtë 95 sa i ka vendosur BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim.
Megjithatë, procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila ka shprehur rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.
Top Channel