Deputeti demokrat, Fatmir Mediu propozoi sistemin me lista të hapura gjatë Komisionit të Reformës Zgjedhore që po mbahet këtë të premte.
Ai theksoi se vendi ynë duhet t’u referohet vendeve që kanë pasur rezultate me reformat e ndëramara, duke u shp0rehur se aktualisht ne kemi një sistem vrastar dhe antikushtetues.
“Këtij parlamenti i mungon kushtetutshmëria. Ne duhet të kemi një problem të vazhdueshëm në funksionimin politik në funksion të pluralizmin, duhet të reflektojmë, të jemi tek kthimi i parlamentit tek qytetarët, një republikë parlamentare. Nuk është thjesht një çështje që kërkon OSBE ODHDIR, por ka një rëndësi të madhe në funksionin politik, në pluralizmin politik ka sistemi zgjedhor, ky sistem është vrastar”, tha Mediu.
“Për të hequr funksionimin e madh demokratik, ka ardhur koha t’u referohemi sisteme më funksionale me zgjedhje që kanë nxjerrë përfundime shpejt me një qeverisje më të stabilizuar, si sistemi me lista të hapura.”
Mediu nuk la pa përmendur edhe rëndësinë e votave të Diasporës.
Pika e katërt është serioziteti që duhet të marrim, për sa i përket votimit të diasporës apo mundësisë të përfaqësimit të diasporës. nuk ka rëndësi ku janë po a do kenë mundësi për të na përfaqësuar, duhet t’u japim mundësi që të kenë votat e tyre në parlament, janë pjesë e rëndësishme e vendit tonë. Mbështetja teknike aleancë për ndryshim është me atë ekspert me atë çka përfaqëson nga pikëpamja teknike. Të vij tek palët politike, ju jeni bashkudhëtarë. Shpresoj që të kem mirëkuptimin tuaj sidomos në mënyrën ë e funksionimit të komisionit për të pasur mundësi për të marrë vendimin teknik që dhe Shqipëria bëri zgjedhje të lira e të ndershme pa influencë të krimit apo blerjeje votash”, tha Mediu.
Top Channel