Për vendin në veri të Evropës, Estoninë, vera nis në fund të Qershorit.

Pikërisht në këtë kohë dita shtrihet më shumë drejt natës dhe natyra fillon e çel.

Jaanipäev është një nga festat më të vjetra estoneze dhe kompania estoneze iuteCredit ka vendosur ta sjellë këtë traditë edhe në Shqipëri.

Më datën 24 qershor, nga ora 9 e paradites deri në12 të natës, IuteCredit fton të gjithë të bashkohen në festimet estoneze të verës në Parkun “Rinia” në Tiranë.

Gjatë kësaj feste do të ketë plot argëtim për të vegjlit dhe festë me muzikë nga dj të njohur vendas dhe rock banda e famshme “Burn”.

Top Channel