Sali Berisha thotë se djali i Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit është vënë në hetim në Itali.

Ish-kryeministri ka postuar në rrjetin e tij social dhe disa dokumenta që ja ka dërguar një qytetar dixhital nga autoritete gjyqësore italiane dhe pretendon se djali i ministrit të brendshëm dhe disa persona të tjerë janë marrë në hetim për kontrabandë ilaçesh si dhe pretendohet se pacientë shqiptare merrnin karta shëndeti të falsifikuara në Itali gjatë pandemisë.

Ndërkohë, ka ardhur edhe një reagim  nga nëna e djalit të ministrit Bledi Çuçi, Endit, e cila thotë se ajo dhe djali i saj nuk kanë asnjë problem me drejtësinë italiane, “pavarësisht përmendjes në mënyrë rastësore në një hetim të drejtësisë italiane që s’ka të bëjë fare me ne”. Në një status të gjatë në rrjetin social “Facebook”, Peto tregon se ka qëndruar në Itali për disa muaj në vitin 2021, pasi është kujdesur për të ëmën e sëmurë. Askush nuk ka të drejtë që për qëllime tërësisht politike të na linçojë dhe dënojë publikisht, shkruan ajo më tej.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel