Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës vizitojnë autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

17/06/2022 09:00

Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, ambasadorja e Francës në Shqipëri, znj. Elisabeth Barsacq dhe kryetarja e Komisionit të ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, znj. Klotilda Bushka, vizituan ditën e djeshme autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, pak ditë para ceremonisë zyrtare të përurimit të mjediseve të reja të institucionit.

Ambasadorët u pritën nga anëtarët e Autoritetit, të cilët i njohën me punën e institucionit, sfidat e tashme e të ardhme, dhe me hapësirat e reja ku zhvillon veprimtarinë Autoriteti.

Gjatë vizitës, Gentiana Sula i njohu përfaqësuesit diplomatikë me punën e bërë që në themelimin e institucionit, vendimi i parë për të cilin ishte caktimi i ndërtesës së Autoritetit. Për vite me radhë u punua për rikonstruksionin sipas standardeve bashkëkohore të ruajtjes dhe sigurisë, me mbështetjen e ambasadës suedeze në Shqipëri.

Ambasadorët vizituan arkivin e dokumenteve të Sigurimit dhe u informuan për proceset e punës, mënyrën e ruajtjes, tipologjinë e dosjeve.

Diskutimet mbi synimet e Autoritetit dhe punën në të ardhmen vijuan në sallën e mbledhjeve.

𝐙𝐧𝐣. 𝐆𝐞𝐧𝐭𝐢𝐚𝐧𝐚 𝐒𝐮𝐥𝐚 bëri një paraqitje të punës së institucionit gjatë mandatit të parë, sa i takon informimit të qytetarëve, studiuesve dhe mediave mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe strukturës së posaçme për të zhdukurit në komunizëm, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

𝐙. 𝐆𝐣𝐞𝐫𝐠𝐣 𝐌𝐚𝐫𝐤𝐮 falënderoi ambasadorët për mbështetjen ndaj Autoritetit dhe renditi problematika në trajtimin e së shkuarës, sa i takon përdorimit të burimeve në kurrikulat shkollore, ruajtjes së vendeve të dënimit e ndëshkimit në mbarë vendin nga institucionet vendore e qendrore, rolit të mediave, që e shkuara të mos përsëritet.

𝐙. 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐕𝐫𝐢𝐨𝐧𝐢 solli në vëmendje punën e bërë nga institucioni në bashkëpunim me partnerë, organizata dhe shoqata, mbi kampin e Tepelenës, atë të Maliqit, si dhe të zhdukurit. Ai e vuri theksin te vijimësia e projekteve të nisura, sa i takon vendeve të kujtesës, kërkimit shkencor dhe të zhdukurve në komunizëm.

𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐣𝐚 𝐁𝐚𝐫𝐬𝐚𝐜q nënvizoi rëndësinë e institucioneve të tilla, dhe mundësinë që duhet t’i jepet çdo familjeje e çdo individi që të përballet me të shkuarën. Kujdesi për të gjitha rastet, të trajtuara sipas standardeve, është i rëndësishëm për shoqërinë e sotme shqiptare dhe atë të së nesërmes.

𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐢 𝐙𝐢𝐧𝐠𝐫𝐚𝐟, nga ana e vet përsëriti mbështetjen për Autoritetin, duke marrë shembull rastin e Gjermanisë, sa i takon politikave për ballafaqimin me të shkuarën. Për këtë është e nevojshme që të gjitha institucionet e përfshira të koordinohen dhe bashkëveprojnë.

Vullneti politik, qasja e institucioneve, organizatave dhe shoqërisë, ndërveprimi mes tyre, po ashtu aksesi i qytetarëve, studiuesve dhe mediave në informim, është e rëndësishme të reflektohet edhe në synimet e trupës së re drejtuese, e cila ka përgjegjësinë e trajtimit të së shkuarës me profesionalizëm, integritet dhe duke vënë qytetarin në qendër.

Për Autoritetin, sfidat e mandatit të dytë kanë të bëjnë me kthimin e tij në institucion kujtese, që përveçse zbërthen makinerinë e shtypjes, sjell edhe zërin e qëndrimin e viktimës, duke krijuar kuadrin e plotë historik të diktaturës.

Njëherësh, një qendër e vizitueshme, me mundësi leximi e njohjeje me dokumentacionin, po ashtu, një instrument që ndihmon për zbërthimin e së shkuarës dhe hetimin e fatit të viktimave të pagjetura.

Gentiana Sula Faqja Zyrtare Gentiana Mara Sula @Elisabeth Barsaqc Peter Zingraff Klotilda Bushka Ferhati @Altin Hoxha @Gjergj Marku @Skender Vrioni Ardita Repishti Selami Zalli @Denis Shkalla Reald Keta Kristal Shytani Anton Dukagjini Irma Caushi Bataj

FOTO GALERI
1/40

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA