
Arsenali, shumë pranë finalizimit surprizë të firmës me “yllin” e Portos, Fabio Viera. “Topçinjtë” kanë arritur një marrëveshje të papritur me klubin portugez për të nënshkruar me mesfushorin.
Ashtu siç edhe raportohet, lojtari që në mbrëmjen e sotme pritet që të udhëtojë në Angli për testet mjekësore.
Gjithçka ka ndodhur në orët e fundit, ku drejtuesit e klubit anglez kanë bërë përparim në negociata në lidhje me 22-vjeçarin.
Ashtu siç raporton gazetari Fabrizio Romano, për 22-vjeçarin gjithçka është e mbyllur dhe nga ky transferim klubi portugez do të përfitojë një shumë të konsiderueshme prej 35 milionë eurosh.
Interes për mesfushorin e Portos kishte shfaqur edhe klubi i Liverpoolit, por “Topçinjtë” kanë mbyllur gjithçka sa i përket 22-vjeçarit./ SuperSport
Top Channel