SPAK urdhëroi ndalimin e publikimit të dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt duke kërcënuar me burgosje gazetarët.

Shkresa u bë publike nga gazetari i Ora News Elton Qyno, i cili u paralajmërua nga tre prokurorët e posaçëm të ‘Plumbit të Artë’ që vijon të ketë në arrati disa nga personazhet kyç të hetimit.

Ndërkohë, SPAK  nuk ka dalë ende në një qëndrim zyrtar për të sqaruar se çfarë e ka shtyrë të cenojë  lirinë e medias në rastin më të keq dhe në rastin më të mirë, të ruajë të penduarit.

Megjithatë me kujtesën e burgosjes nga dy deri në gjashtë vjet të gazetarëve , përpjekjet e Prokurorisë së Posaçme nuk është rasti të konsiderohen për të ruajtur sekretin hetimor sa kohë ai u dekonspirua në krye të herës, edhe pse mund të ishte kthyer në çështjen më të fuqishme .

Pa gjetur se kush e nxori sekretin ashtu siç i njëjti ligj e kërkon dhe që parashikon dënimin me pesë vjet burg të funksionarit publik dhe po ashtu dhe të personit të ngarkuar për ta ruajtur diçka të tillë, SPAK urdhëron që sekretin ta ruajë media.

Duke cituar nenin 295/a, pika një e kodit penal, burgu duhet t’u përmendej së pari përfaqësuesve të  ligjit si policia dhe prokuroria, që janë ruajtësit e sekretit e në këtë rast të dëshmitarëve Nuredin Dumani e Henrik Hoxhaj. Por meqenëse u dështua, SPAK kujton pikën 4 dhe 5 të këtij ligji që parashikojnë burgosje nga 2 deri në gjashtë vjet në rast se media i publikon këto rrëfime.

Pa informuar publikun dhe duke mos zbuluar se cilët janë funksionarët që tradhtuan dëshmitarët e mbrojtur Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj e që në lexim të të njëjtit ligj rrezikuan jetën e të penduarve dhe cenuan interesin e publikut me minimin e një hetimi  prej nga ku duhet të arrestoheshin autorë krimesh ende të kërkuar, SPAK e shkel i pari sekretin hetimor kur pranon se Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj janë bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë.

Kjo ndodh në një kohë kur gjykata e posaçme ka urdhëruar që të mos nxirret asnjë detaj rreth Dumanit dhe Hoxhajt. SPAK insiston jo zyrtarisht se shkresa nuk prek median dhe lirinë e shtypit sa kohë ligji thotë se nuk duhen zbuluar të dhënat e dëshmitarit të drejtësisë.

Por që Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj janë dëshmitarë të drejtësisë edhe këtë e thotë shkresa në fjalë e firmosur nga tre prokurorët e posacëm, të cilën media është e detyruar ta bëjë transparente dhe t’ia thotë publikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA