Salianji i ashpër me Çuçin: A do flasësh për Shqipërinë që është kthyer në han pa porta që hyjnë e dalin kriminelë?!

16/06/2022 11:26

Deputeti demokrat Ervin Salinaji kërkoi interpelancë me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi këtë të enjte në lidhje me  se OFL-në dhe Vettingun në Policinë e Shtetit.

Salinaji tha se operacionet e OFL-së tregojnë se kanë qenë intimidime për grupet kriminele që këta të fundit të përfshiheshin në fushata elektorale, pasi pas 25 prillit ky subjekt nuk doli më.

Në mënyrë ironike ai i kërkoi ministrit të mos fliste për dhunën në familje por për shtimin e rasteve të vrasjeve mafioze në mes të qytetit, duke rikujtuar rastin e Aleksandër Sadikajt.

“Unë kam ruajtur jo vetëm kufijtë etikë. unë po gocës, përdorim seksit të një zonje për ta nxjerrë për të tërhequr vëmendje, unë nuk thashë që vrasjet dhe krimi në familje është për tu angazhuar, nuk më thatë se thoni 2100 dhe policia thotë 500 nuk ma thatë këtë, a do jepni ndonjë mesazh ju veç dhunës në familje. se ky është ministri i brendshëm dhe jo të flisni pas zonjave, a do flasësh për Shqipërinë që është kthyer në han pa porta, që hyjnë e dalin si ai dumani, qe hyn e del droga. të dilni he të kërkoni ndjesë për dy nisma të dështuara. OFL ka pasur ngarkesë pune. kur një draft kthehet në OFL  jemi të detyruar ta zbatojmë. nuk dhatë përgjigje, unë them ta dërgoni emrat siç keni detyrimin ligjor”, tha Salinaji.

Top Channel