Kryeministri vendit Edi Rama gjatë fjalës së tij ditën e sotme në Parlament, ka komentuar raportin e Bankës së Shqipërisë ku ka thënë se sipas shifrave nga INSTAT, kur qeveria ka marrë detyrën ishin të regjistruar në total në punë ishin 349 mijë persona ndërsa sot të regjistruar janë 707 mijë persona.

Rama tha se Shqipëria është vendi I vetëm në rajon me taksa aq të ulëta dhe njoftoi se së shpejti do të paraqitet një kërkesë për zerimin e taksave për të gjithë të punësuarit me rrogë deri në 500 mijë lekë.

Edi Rama: “Minimumi besoj shifrat dhe faktet meritojnë konsensus pastaj interpretimet janë çështje tjetër. E mora fjalën se dëgjova një shifër nga ato që ju prodhoni. 385 milionë euro fatura e arbitrazhit, ku është kjo faturë. Nëse na e tregoni faktike jo hamëndje, atëherë hajde ta diskutojmë por ju nuk mund ti thoni dot publikut që ka një faturë të tillë që po paguan qeveria.

Pavarësisht se keni paralajmëruar se po paguhet një marifetçi I madh, unë po ju them që zero, asnjë qindarkë nuk I është paguar as Becchetit askujt tjetër deri në këtë moment që po flasim. Ballafaqimi vazhdon në çdo hapësirë ku ka mundësi të zhvillohet në ballafaqim legal.Keqardhje për këtë zonja Tabakau sepse ju edhe lexoni shumë sepse të thuash diçka të tillë është pak e sikletshme.

Ju këmbëngulni që ne e taksojmë punën më të lartë në rajon, është e kundërta, puna taksohet mëpak se në të gjithë rajonin, ashtu siç Shqipëria ka taksat më të ulëta në rajon.

S’ka në rajon biznes me zero taksë, apo taksë zëro për pagat, deri në 400 mijë lekësh. Së shpejti do të sjellim propozimin që ta zerojmë deri në 500 mijë lekë.

Unë kam këtu një grafikë që flet për punësimin, kur ne kemi marrë detyrën të regjistruar në total në punë ishin 349 mijë persona. Sot të regjistruar janë 707 mijë persona, nga të cilët 523 mijë janë sektor privat. Atëherë si dalin llogaritë që paska rënë puna e ka marrë të përpjetën papunësia.

Po flas për shifra të nxjerra nga regjistrat. Paga mesatare mujore në sektorin privat është rritur me 10.5 përqind. Këto janë shifra për ju që lexoni, janë fakte të institucioneve.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA