Plagosi bashkëfshatarin gjatë një konflikti në muajin shkurt/ Arrestohet ish-drejtori i OSHEE-së në Mirditë

16/06/2022 16:34

Ish-Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Mirditë, Leonardo (Altin) Nikolli është vënë në prangat e policisë, me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje.

Urdhri i ndalimit është bërë me kërkesë të prokurorisë së Lezhës dhe miratim të gjykatës, pasi rezulton të jetë përfshirë në një konflikt me një bashkëfshatar të tij në zonën e Fanit në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti dhe nga veprimet hetimore dhe akti i ekspertimit, organi i akuzës ka arritur të provojë se Altin Nikolli ka goditur me sende të forta bashkëfshatarin e tij, duke e lënë të plagosur rëndë.

Pas ngjarjes, të plagosurit ju gjet dhe një armë zjarri dhe iu komunikua urdhër ndalimi në spital, por disa muaj më vonë prokuroria ka arritur të provojë se arma nuk ka qenë e të plagosurit, dhe se autor i ngjarjes rezulton të jetë ish-drejtori i OSHEE-së në Mirditë, Leonardo (Altin) Nikolli.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, pasi Nikolli i kishte kërkuar bashkëfshatarit të tij që mos të kulloste bagëtitë në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA