“Nëse do të bësh dikë pis sot, vëre në gojën e Dumanit”, Hazizaj: Dëshmitë e të penduarit të drejtësisë duhet marrë me rezerva

16/06/2022 22:20

Të dëshmuarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhajn, me dëshmitë e tyre arritën të zbërthenin krimet e kryera nga tetë grupe kriminale.

Dëshmitë e tyre janë komentuar gjerësisht në opinionin publik, ndërsa sot, SPAK doli me një njoftim të paprecedent, ku paralajmëron gazetarët se nëse publikojnë secrete nga kjo çështje, rrezikojnë dënim me burg.

Duke theksuar se letra e SPAK duhet të ketë vlerë për punonjësit e Prokurorisë dhe jo për gazetarët, juristi Sokol Hazizaj thotë më tej se dëhmitë e Dumanit duhen marrë me rezerva. Mund të ketë dëgjuar biseda në kafe dhe i rrëfen si të jenë të vërtetë thotë ai. Kështu, sipas juristit, rrëfimet e tij po përdoren edhe për të nxjerrë keq persona të caktuar.

“Mund të dalë dhe emri i Edi Ramës se mund ta ketë dëgjuar ai në tavolinë. Këdo që do ta bësh sot pis, vëre në gojën e Dumanit dhe je në rregull”, shprehet Hazizaj në “Top Story”.

Sipas tij, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk po tregohet korrekte në punën e saj.

“Ajo që mua më indinjon, është që kjo strukturë e krijuar me ligj të veçantë, me fonde dhe ndërkombëtare, e mbuluar me aktorë dhe faktorë ndihmës, duhet të heqë dorë nga përdorimi i medies për të ndikuar te gjykata. Duhet të bëjë punën e saj të pavarur dhe serioze”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA