I dyshuari si vrasës i kartelit meksikan të drogës United Cartels ka vdekur dje pas një sulmi nga tigri privat i shefit të tij, i cili i copëtoi krahun teksa tentonte ta përkëdhelte.
José de Jesús besohet se punonte për grupin United Cartels në Peribán, të drejtuar nga shefi famëkeq i drogave Enrique Chávez Barragán (i njohur ndryshe si ‘Guicho’).
Sulmi raportohet se ndodhi të dielën (12 qershor) teksa rrjeti Borderland Beat, tha se viktima kishte humbur jetën të martën (14 qershor) pasi ishte dërguar në spitalin e Morelia me plagë të rënda të shkaktuara nga tigri.
Vullnetarë qytetarë që ndjekin ankesat e qytetarëve prej karteleve të drogës, identifikonin në pamje José si militant të rrjetit United Cartels dhe konfirmonin se tigri i përkiste shefit të tij kriminal.
Duke postuar videon e sulmit të tmerrshëm në rrjetet sociale, njësia vullnetare tha se Enrique i kishte kërkuar José të pastronte kafazin e kafshës, si një formë dënimi për një ‘gabim’ që ai kishte bërë, edhe pse e dinte se tigri nuk i bindej kurrë njerëzve që kishte në afërsi.
Në pamje José shihet që fut dorën e tij në kafaz para se bisha bën përpara dhe e kap atë në nofulla me të gjithë fuqinë.
Në të tjera imazhe të rënda shihet që të dy krahët e tij janë copëtuar nga sulmi dhe janë të mbuluara me gjak.
Të afërmit e viktimës thanë se ai vdiq në spital pasi refuzonte të gjymtonte të dy krahët e plagosur, pasi vuante gjithashtu nga diabeti dhe komplikacione të tjera.
Tigri tashmë do të zhvendoset në kopshtin zoologjik të Morelia ku pritet të ketë kujdestarë të përgjegjshëm dhe episode të tilla të mos ndodhin më.
Top Channel