“Krenar që do vazhdoj të mbroj ngjyrat bardhezi”/ Juventusi rinovon me të preferuarin e Allegrit

16/06/2022 18:22

Klubi i Juventusit ka rinovuar kontratën me Mattia De Sciglion deri në verën e vitit 2025. “Historia vazhdon, De Sciglio dhe Juventusi do të jenë bashkë edhe tri vite të tjera”, lexohet në komunikatën zyrtare të bardhezinjve nga Torino.

Krenar që ende do të mbroj këto ngjyra dhe që do të vazhdoj të jem pjesë e kësaj familjeje të madhe. Forca Juventus”, deklaroi mbrojtësi i djathtë, i cili mund të luajë edhe në linjën e majtë.

Gjatë aventurës me Juventusin, De Sciglio ka fituar pesë trofe në total: titullin kampion (2018, 2019, 2020) Kupën e Italisë (2018) dhe Superkupën e Italisë (2018).

Sipas SuperSport, trajneri Max Allegri ishte ai që insistoi për t’i zgjatur bashkëpunimin lojtarit italian, ndërsa tani tifozët presin rikthimin e Paul Pogba, me të cilin Juventusi po bisedon prej kohësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA