I hakerojnë llogarinë, sulmuesi i Barcelonës sqaron fansat

16/06/2022 19:13

Ousmane Dembélé është ende me pushime në pritje për të vendosur të ardhmen e tij. Sulmuesi francez nuk i është përgjigjur ofertës së Barcelonës për rinovimin, megjithatë e theu heshtjen të enjten për të denoncuar se disa “hacker” i vodhën llogarinë në Twitter.

“Llogaria ime në Twitter është hakuar. Ky mesazh dhe kjo fushatë janë false. Ju lutemi raportoni tweet-in dhe injoroni çdo mesazh të këtij lloji dhe lidhjet ose përdoruesit që shfaqen në të. Faleminderit!”, postoi Dembélé në Instagram për të denoncuar sulmin.

Sipas SuperSport, kanë mbetur 14 ditë në kontratën me Barçën, por Dembélé nuk ka dhënë ende asnjë përgjigje. Në klub janë të bindur se ai do të kërkojë një sfidë të re larg stadiumit “Camp Nou”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA