Gjykatat janë bllokuar/ Dita e tretë e grevës së avokatëve kundër mbylljes së gjykatave
16/06/2022 19:57
Në ditën e tretë të grevës kombëtare nuk ka ende një reflektim.
Avokatët vazhdojnë të bojkotojnë proçeset dhe nga ana e tyre KLGJ nuk lëshon pe. Gjyqtarët tregojnë se si i hapin dhe i mbyllin seancat pa asnjë rezultat.
Në këto kushte gjyqtarët presin dhe përcjellin qytetarët që i njftojnë se procesi nuk mund të hapet pasi mungon mbrojtja.
“S’kemi çfarë bëjmë hapim process mbyllim process”
E premtja është dita e fundit e grevës. Dhoma kombëtare ka njoftuar se do t’i përshkallëzojë, por ende nuk ka dhënë detaje.
Top Channel