Foto/ Bashkim në Baku? Meta dhe Berisha pranë njëri-tjetrit në forumin në Azerbajxhan

16/06/2022 21:31

Sali Berishës, vizita e parë zyrtare jashtë Shqipërisë pas zgjedhjeve që organizoi për t’u shpallur kryetar, duket se i shërbeu për t’u afruar sërish me bashkëpunëtorin e tij të vjetër, Ilir Metën.

Në Azerbajxhan janë të dy të ftuar  në forumin që po mbahet për sfidat e rendit botëror. Formalisht të dy të ftuar veç e veç. Po mbrëmja i ka gjetur të ulur ngjitur me njëri-tjetrin.

Ilir Meta duket i paduruar për rikthimin e tij në politikën aktive, rikthim që nuk ka lënë indiferent Sali Berishën, e izoluar si  nga ndërkombëtarët  ashtu dhe nga  kundërshtari politik.

Por, a do të bashkohet  Meta me Berishën, pas 24 Korrikut?

Koha dhe vendi i përbashkët ku ndodhen sot dy ish-aleatët politik, e bëri të natyrshëm një takim të tyrin, në një Samit ku ka pak vetë që flasin shqip.

Berisha nuk e ka fshehur se është në kërkim të  një bashkëpunimi të ri me Ilir Metën. Por, kreu i shtetit, në javët e fundit të mandatit te tij si President u duk sikur u zbut me amerikanët të cilët e mikpritën  në rezidencën e tyre ne  Tiranë. Ilir Meta  ka deklaruar se mezi pret te zgjohet nga ëndrra e te kthehet ne betejën politike, por nuk dihet akoma nëse kjo beteje do te fillojë nga Baku, apo nga Tirana.

Top Channel