Braçe me tone të larta në Kuvend: Pse tregtarët e blejnë në Serbi kur kanë grurë në Tërbuf?!

16/06/2022 13:48

Deputeti Erion Braçe me tone të larta në Kuvend sërish ka dalë pro bujqve lidhur me rritjen e çmimeve.

Ai u shpreh se vendi ynë ka  hapësira për të kultivuar grurin, por tregtarët shkojnë e marrin në vendet fqinje.

Sipas Braçes ka një abuzim të madh me çmimet e produkteve nga t6regtarët, të cilët i blejnë shumë lirë nga bujqit dhe i shesin shumë shtrenjtë.

“Çfarë t’u them atyre bujqve? Pse tregtarët e blejnë në Serbi kur kanë grurë në Tërbuf?! Çfarë problemi ka, është problemi i TVSH, le ta blejë shteti, nuk ka kapacitete magazinuese, nga 7 bujku korri vetëm 3 hektarë, 36 lekë ki9logrami, do t’i lemë këta njerëz edhe nën peshën e politikës fiskale, që nuk shkon dhe ia lënë peshën tregtarëve grabitqarë që kemi, asgjë nuk u kemi kërkuar, vetëm u kemi dhënë para dhe tallen me mundin e atyre bujqve. Bujqit  dorëzojnë mallin atje në mirëbesim, siç dorëzojnë, e pashë vetë kilogramin e shalqirit në Divjakë, nga 32 lekë u bë me 24 lekë me kilogramë, maskarenjtë që i flasin njëri-tjetrit me telefona. Bujqësia nuk është çështje e ndërrimit të karrigeve, ushqimi nuk është çështje e asaj pjatës që na servirin. Do e votoj propozimin e  Dukës”, tha Braçe.

Një gjest që u vu re është se Braçe pas përfundimit të fjalimit u duartrokit nga deputetët e opozitës.

Top Channel