“Borxhi publik ka shkuar pothuajse 3-shifror”, Tabaku rendit katër paradokset e qeverisë ‘Rama’

16/06/2022 12:35

Në fjalën e saj në seancë plenare, deputetja e PD, Jorida Tabaku foli me shqetësim për financat publike në vend, ndërsa theksoi se borxhi public ka shkuar thuajse në treshifror.

“Sot borxhi publik ka shkuar pothuajse treshifror. Retorikën e qeverisë e kemi dëgjuar. Por në kushtet ku jemi, kur faturat e arbitrazhit shkojnë në 385 mln euro, kur detyrimet për kontratat koncesionare zënë 12% të PBB, unë besoj që ky duhet të ishte një shqetësim i jashtëzakonshëm për financat publike, një kambanë alarmi për qeverinë.

Qeveria shqiptare duhet të kishte ardhur me buxhet të rishikuar, me paketë të mbrojtjes sociale. Duhet të kishin ndryshuar disa prioritete.
Nëse Shqipëria zbrazet, është e kotë të thoni që është rritur punësimin se me një Shqipëri të zbrazur vetëm socialistët do punësohen nuk ka kush punësohet tjetër. Shpresoj që guvernatori, disa nga shqetësimet që unë ngrita dhe që i kam diskutuar edhe me të, t’i marrë parasysh, jo se jam opozitë dhe çdo gjë të bardhë dua ta bëj të zezë, jo se s’më pëlqen asgjë, por e shoh me shqetësim të ardhmen e financave publike se Edi Rama sot është po nesër nuk është”, u shpreh Tabaku, ndërsa renditi sipas saj edhe 4 paradokset e qeverise Rama:

1. Pune ka, nuk ka profesioniste.
2. Profesioniste nuk ka, por Shqiperia ka rilindur
3. Rilindja erdhi, Shqiptaret po ikin.
4. Shqiptaret ikin por ne Shqiperi vazhdon rritja galopante!

 

Top Channel