Alibeaj-Ramës: Ne me domate do merremi ti merresh me lulet e Kajmakut, aty ku ndodhet kokaina

16/06/2022 13:08

Kryeministri Edi Rama dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku janë përfshirë në një debat të ashpër këtë të enjte në Kuvend, ndërsa ka ndërhyrë nga vendi edhe Enkelejd Alibeaj.

Debatet mes përfaqësuesve të opozitës dhe maxhorancës nisën për çmimet e larta me të cilat po përballet vendi ynë.

“Ne me domate do merremi me ata katundarët tanë, ti merru me lulet e Kajmakut, aty ku ndodhet kokaina, bëhu burrë edhe fol për non gratat e tua. Ende vijon nën sirtarë Vettingut për politikën, ke ti fuqi ta bësh këtë punë për t’i bërë një punë të mirë shqiptarëve, nëse ka një kërkesë t’i shpëtojmë shqiptarët nga aleanca me krimin që ti ke bërë. Dy i ke në burg dhe lista e pritjes është e gjatë”, tha Alibeaj.

Top Channel