Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit, arrestohet 52 vjeçari në Elbasan/ Ja çfarë gjeti policia gjatë kontrollit

15/06/2022 14:08

Një 52-vjeçar me iniciale B. P., është arrestuar pasi ushtroi dhunë psikologjike dhe kanosi bashkëshorten së bashku me djalin e tij.

Gjatë kontrollit të bërë në banesë autorit, në kuadër të operacionit te koduar, “Vullnetari 52-vjecarit iu gjet një armë zjarri pushkë, të fshehur në murin  e shtëpisë,  me të cilën dyshohet të ketë kërcënuar familjarët e tij.

52-vjeçari  është aktualisht në institucionin e paraburgimit në Bradashesh, Elbasan.

Mbi të rëndojnë akuzat e “Dhunës në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Top Channel