Temperatura deri 34 gradë C, si parashikohet moti sot
15/06/2022 07:40
Moti këtë të mërkurë parashikohet fillimisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.
Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë mot me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara në relievet e larta malore në zonën e jugut.
Era do të fryrë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe shpejtësi deri në 6-10m/s.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 12 deri 28°C
në zona e ulëta 14 deri 34°C
në zona bregdetare 16 deri 32°C.
Top Channel