Shteti i merr pronat deputetit Kasem Mahmutajt të PD, vëllezërve u mbetet vetëm shtëpia

15/06/2022 15:10

Me përjashtim të apartamentit të porositur në 2016, të gjitha pasuritë e tjera përfshi edhe automjetet që i përkasin deputetit demokrat Kasem Mahumtaj kalojnë në favor të shtetit.

Sipas vendimit të konfiskimit të  25 aseteve pasurore në pronësi të vëllezërve Kasem Mahmutaj dhe Behar  Gazmend Mahmutaj , u konsideruan gjyqësisht të pajustifikuara e për pasojë u konfiskuan. Sipas hetimeve të SPAK, asetet pasurore konsiderohen të prejardhura nga krimi përderisa vëllai i deputetit Gazmend Mahmutaj rezulton i dënuar nga drejtësia italiane për krime që vendosën nën hetim pasuror.

Gjykata e Apelit të Posaçëm njoftoi se la në fuqi vendimin e mëparshëm të gjyqtares Etleva Deda për asete si toka, apartamente, tre automjete dhe aksione shoqërish që ju përkasin tre vëllezërve dhe rrethit me të ngushtë familjar, ndonëse ata ngulmuan në Gjykatë se kanë qenë të vetëpunësuar për periudhën qe nuk vërtetonin dot të ardhurat.

Por për shkak se vëllai i deputetit rezulton pa të ardhura të ligjshme, investimet që ai dhe personat e bashkëlidhur me të kryen nga viti 1996 deri në 2007 u konsideruan të dyshimta dhe të paprovuara. Konkretisht vendimi i gjykatës vëren sa i takon deputetit Kasem Mahmutaj se trualli që ai bleu në vitin 2007  me vlerë 15 milionë lekë, nuk ja gjeti dot të ardhurat dhe njëlloj edhe për tre automjetet.

I vëllai i deputetit Gazment Mahmutaj ndryshe Eduart Toska sipas OFL rezultoi i dënuar nga gjykata e Veronës dhe nga hetimi u provua se ai kishte kryer shpenzime më të larta se niveli i të ardhurave.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA