Shqipëria “luftë frontale” me Rusinë në OKB, përplasen ambasadorët

15/06/2022 16:46

Ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, është përplasur ashpër me përfaqësuesin rus, Gennady Kuzmin, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, kur ky i fundit lëshoi përsëri akuza se UÇK ka kryer krime lufte dhe se për këto “krime” është shfrytëzuar edhe territori i Shqipërisë.

Në shkëndijë për debatin u kthyen diskutimet mbi institucionet e drejtësisë kombëtare dhe mekanizmat e gjykatave kundër krimeve të luftës.

Ambasadori shqiptar kujtoi luftërat në ish-Jugosllavi si shembull të nevojës për institucione që ndëshkojnë kriminelët e luftës.

“Verifikimi i krimineleve të luftës, mohimi i genocidit apo rishikimet e historisë janë të papranueshme. Ato nuk duhet të gjejnë vend gjëkundi, aq më pak në Ballkanin Perëndimor duke qenë se çnderojmë kujtimin e mijëra viktimave të genocidit në Srebrenicë apo mizorive në Vukovar e në Reçak”, tha ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.

Zëvendësambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Genadi Kuzmin deklaroi se dështimi i Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë fillon që nga momenti kur krimet e luftës nga qeveritarët në Kosovë nuk janë dënuar dhe ata vazhdojnë të besojnë se janë “plotësisht të pafajshëm”.

Më lejoni t’u bëj një pyetje kolegëve tanë perëndimorë, çfarë mendoni se ndienin të afërmit e njerëzve që ishin shitur në skllavëri ose që i ishin hequr organet kur shikonin ‘udhëtimet europiane’ dhe ‘turet politike’ të Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt dhe bashkëpunëtorëve të tyre? Dhe si u fut lufta kundër pandëshkueshmërisë në këtë skemë?”, ishte pyetja që shtroi diplomati rus, dhe përgjigjen e mori nga ambasadori shqiptar, që tha se këto pretendime të tij kanë të njëjtën besueshmëri si deklaratat e rusëve se nuk ka luftë në Ukrainë, ndërsa shtoi gjithashtu se as nuk duhet zënë në gojë emri i ish-kryeministrit të Kosovës që u gjykua dy herë, e dy herë u shpall i pafajshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA