“Jemi të pakënaqur më BE, nuk është sekret”/ Rama nga Kievi: Do rindërtojmë një bllok banesash për familjet e Irpin

15/06/2022 19:50

Në konferencën e përbashkët për shtyp këtë të mërkurë me Volodymyr Zelenskyn dhe Dritan Abazoviçin, Rama tha se do të rindërtojnë një bllok banesash për familjet në Irpin.

Sot patëm mundësinë të shohim nga shumë pranë Irpinin. Jam i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet dhe për të ndërtuar një bllok secili prej vendeve, për familjet dhe fëmijët e Irpin. BE dhe shumë të tjerë janë pjesë e kësaj përpjekje por le ta bëjmë në mënyrën ballkanike pa shumë burokraci dhe të jemi të parët që e bëjmë këtë gjë e kjo ndoshta do të përshpejtojë përpjekjet e të tjerave. Të kërkesës suaj në emër të popullit ukrainas që BE ti japë Ukrainës statusin e vendit kandidat”, tha Rama në fjalën e tij.

Teksa tha se është i pakënaqur nga Bashkimi Europian, Rama tha se Shqipëria është Shqipëria si vend anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të ngrejë zërin për shqetësimet e Ukrainës.

“Jemi të pakënaqur me BE, ky nuk është sekret. Por jemi të përkushtuar. E kuptojmë plotësisht këtë dëshirë të zjarrtë të Ukrainës, pasi të merrni statusin kandidat duhet të përballeni me realitetin, por është mirë që ta keni. Keni mbështetjen tonë të plotë këtë. Jam krenar të ndaj me ju që Shqipëria si anëtarë e Këshillit të Sigurimit është tejet e privilegjuar t’i japë zë rreth asaj tryeze shqetësimeve dhe popullit ukrainas për paqe të drejtë”, shtoi Rama.

Top Channel