Dy vite pasi u fut në listën gri nga Komisioni Europian për pastrimin e parave Shqipëria mori disa nisma ligjore të rëndësishme për të  luftuar fenomenin.

Disa prej këtyre nismave si krijimi i regjistrit të pronarëve përfitues dhe ai për llogaritë bankare, sipas ish-ministres së Financave, Anila Denaj, kanë dhënë efekte në përmirësim, ndërsa thekson se ka ende punë për të bërë

“Por, ende pas dy vitesh vendi vazhdon të mbetet në listën gri, ndërsa MoneyVal ka shtuar edhe rrezikun nga pastrimi i parave nëpërmjet kriptomonedhave”- tha Anila Denaj

“Ligji për kriptomonedhat është i mirë se ka një risi teknologjike, por në ekonominë ton të brishtë mund të përdoret edhe për arsye të tjera.”- tha Zana Guxholli

Sa i përket kriptomonedhave, AMF ka shmangur përgjegjësitë ligjore, duke ia transferuar kompetencat policisë së shtetit, pasi ende nuk ka subjekte të licencuara. Sa i përket organeve të drejtësisë, në shumë raste procedimet penale për pastrimin e parave kanë munguar. Kjo është theksuar edhe nga kryeprokurori i përgjithshëm Olsian Çela raportimin e Komisionit të Ligjeve

“Nga të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme  rezulton se në vitin 2021 ka një rritje prej 5,24 % të numrit të procedimeve, ndërkaq ka një ulje me 21,74 %, të procedimeve të dërguara në gjykatë në krahasim me vitin 2020. “- tha Olsian Çela

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA