Në një fermë private në Mizë të Divjakës kanë ngordhur rreth 4200 rosa. Sipas të zotit të fermës Ardian Bakiu sëmundja e rosave ka nisur në datën 3 të këtij muaji.

Menjëherë pas shfaqjes së sëmundjes ka njoftuar shërbimin veterinarë të Bashkisë së Divjakës, e më pas shërbimin veterinar rajonal në Vlorë.

Bakiu shprehet se nga ana e shërbimit veterinar  rajonal nuk u mor asnjë masë për identifikimin e sëmundjes dhe izolimin e zonës.

Veç rosave virusi infektoi dhe 7 punonjësit të cilët ndihmuan pronarin për groposjen e shpendëve. Ata shfaqën simptomat me temperaturë të lartë dhe dhimbje koke.

Pas 12 ditësh përfaqësia e Shërbimit Veterinar rajonal të Vlorës shkuan sot në vatrën e infeksionit, ku bënë rihapjen e gropës dhe grumbullimin e tyre në një vend.

Burimet për Top Channel bëjnë me dije se rosat kanë ngordhur si pasojë e sëmundjeve bakteriale, dhe jo nga gripi i shpendëve.

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, pas kryerjes së analizave, konfirmon se nuk kemi të bëjmë me prezencë të influencës aviare (gripi i shpendëve).

“Sipas rezultateve të analizave, shpendët janë të prekur nga sëmundja salmonelës. Salmonelozat, janë një familje bakteresh me mbi 3000 serotipe, gjenden shpesh në shpendë, edhe pa shkaktuar sëmundje apo ngordhje, në varësi te shtamit apo serotipit. Sidoqofëe, produkti ushqimor, edhe ne rastin kur është i kontaminuar, nëse i nënshtrohet trajtimit te zakonshëm termik (zierjes ose pjekjes mbi 60 gradë celcius për të paktën 15 minuta), nuk paraqet rrezik tek konsumatori”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA