Një 27-vjeçar me iniciale L. S. (A), banues në Lushnje është arrestuar pasi ishte në kërkim për vrasje të kryer në bashkëpunim dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit policor të koduar “Eagle” të riut iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.
Autori ishte shpallur në kërkim pasi së bashku me të riun K. B., 26 vjeç, banues në Lushnjë (i arrestuar më parë) në Korçë më datë 13.06.2021, kanë goditur me sende të forta në kokë shtetasin F. Xh., duke i shkaktuar atij vdekjen.
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës ka lëshuar urdhër ndalimi për 27-vjeçarin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ndërsa materialet e i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel